LAJMI I FUNDIT:

Gjendet piktura e famshme e Chagallit, e vjedhur 30 vjet më parë

Gjendet piktura e famshme e Chagallit, e vjedhur 30 vjet më parë

Një pikturë e Marc Chagallit e vjedhur në New York 30 vjet më parë, është gjetur nga FBI dhe do t’i kthehet trashëgimtarëve.

Piktura e titulluar ‘Otello dhe Desdemona’, është mbajtur e fshehur për vite në një depo të Maryland, kështu që poseduesi i saj nuk ka pasur kurrë mundësinë ta varë në mur. Ai u përpoq vitin e kaluar me këshillën e një galerie për ta shitur, por nuk arriti dot dhe ja dorëzoi pikturën FBI-së. Piktura ishte blerë nga çifti Hellers, në vitet 1920 dhe u vodh nga apartamenti i tyre në 1988, atëherë kur ata ishin 80 vjeç në Mahnatan.


Pasi ishin kthyer nga pushimet vjetore prej dy muajsh nga Aspen, në Colorado, çifti kishte gjetur apartamentin bosh nga pikturat dhe bizhuteritë, tapetet, të gjitha me një vlerë rreth 600 mijë dollarë.

Hetimi zbuloi që kishte qenë një punëtor që kishte marrë ‘Otellon dhe Desdemonen’. Në një ankand të 1974 piktura ishte vlerësuar me një vlerë nga 50,000 në 65,000 dollarë. Trashëgimtarët e pikturës kanë thënë që do ta shesin dhe do të shlyejnë siguracionin, ndërsa pjesën që mbetet do ja japin organizatave jofitimprurëse. /BW/