Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Likoc të Skenderajt, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, pas pranimit të informacionit njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit të rastit dhe kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me vdekjen e tij.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































