LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete gruaja që u raportua si e zhdukur në Rahovec

Gjendet pa shenja jete gruaja që u raportua si e zhdukur në Rahovec

Është gjetur pa shenja jete gruaja e cila u raportua si e zhdukur në Rahovec.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për Telegrafin se viktima është gjetur pa shenja jete në një fushë.


“Sot derisa kemi qenë në verifikim të informatës për një të moshuar të zhdukur, jemi informuar se e njëjta (femër e lindur në vitin 1937) sot në mëngjes është gjetur pa shenja jete në fushë të hapur në mes të fshatit Ratkoc dhe Vrajak-Rahovec (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen)”, deklaroi ai.

Elezaj shtoi tutje se policia iu ka përgjigjur rastit dhe me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për Obduksion./Telegrafi/