LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drini, dyshohet se është i gruas që u hodh nga Ura e Fshajtë në Gjakovë

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drini, dyshohet se është i gruas që u hodh nga Ura e Fshajtë në Gjakovë
Foto: Arkiv

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e kësaj të shtune në lumin Drini në fshatin Krajk të Prizrenit. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Telegrafin se trupi është gjetur nga peshkatarët që ndodheshin për peshkim atje.


Ai tutje ka thënë se viktima nuk është identifikuar ende.

Gjakovë, vazhdojnë kërkimet për gruan që dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt
Lexo po ashtu Gjakovë, vazhdojnë kërkimet për gruan që dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt

“Rreth orës 15:40 policia është njoftuar se është gjetur një trup i pajetë në lumin Drini në fshatin Krajk. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lum është gjetur një trup i njeriut që dyshohet se i përket një femre.

Kufoma është gjetur nga peshkatarët, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i kufomës”, ka thënë Bytyqi, duke shtuar se trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Telegrafi mëson se viktima dyshohet të jetë 59-vjeçarja me inicialet A.M, e cila ka rënë nga Ura e Fshajtë në Gjakovë. E njëjta ishte raportuar si e zhdukur që nga data 16.06.2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Lajme
Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Kronika e Zezë
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Drejtësi
MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

Elfije Boletini
Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Elfije Boletini
​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori