LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një person i vdekur në Studenicë të Istogut

Gjendet një person i vdekur në Studenicë të Istogut

Një person është gjetur pa shenja jete në Studenicë të Istogut, mbrëmjen e së dielës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se rasti është raportuar në Polici mbrëmjen e së dielës, ku në vend të ngjarjes është gjetur një person i shtrirë, vdekjen e të cilit e kanë konfirmuar ekipa mjekësore.


“Më 28.02.2021, rreth orës 19:00, Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Studenicë të Komunës së Istogut, me të marrë informatën njësitë relevante kanë marrë informatën dhe kanë gjetur një person të shtrirë, gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima me vendim të prokuroritë të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Rugova. /Telegrafi/