Gjendet një 55 vjeçar i vdekur në lagjen ‘Ulpiana’ (Foto)

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për Telegrafin se njësitet përkatëse tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë hetimet e nevojshme.
“Sot rreth orës 08:00 policia ka marrë informatën se në lagjen Ulpiana në Prishtinë , saktësisht në rrugën “Imzot Nik Prela” ndodhet një trup i Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, me ç’ rast ka hasur viktimën mashkull E. A. 55 vjeç, i cili ishte pa shenja jete”, bën të ditur Policia.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Hetuesit rajonal për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policor të stacionit jugu në me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, dhe deri në pranimin e raportit nga Instituti i mjekësisë ligjore për rrethanat – shkakun e vdekjes, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. /Telegrafi/


















































