Gjendet i vdekur një person në Prizren, nisin hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Prizren.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij.
“Është raportuar se në shtëpinë e tij nga dëshmitari është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.
Policia thekson se hetimet janë në zhvillim dhe nuk ka të dhëna shtesë për momentin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
8 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































