Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit.

Personi i pajetë është rreth 60 vjeç, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes.


Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes.

Viktima nuk është identifikuar ende. /Tch/