LAJMI I FUNDIT:

Gjendet e ngordhur një balenë 12 metra në Essex të Anglisë

Gjendet e ngordhur një balenë 12 metra në Essex të Anglisë

Një balenë e ngordhur e gjatë 12 metra, është gjetur në një plazh të Essex në Angli e policia ka këshilluar njerëzit t’i rrinë larg.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, krijesa u shfaq të premten në zonën e detit Clacton-on-Sea.


Grupi mjedisor “Big Blue Ocean Cleanup” tha se ishte një balenë fin, e cila mund të rritet deri në 25 metra në gjatësi, sakaq është edhe gjitari i dytë më i madh në botë pas balenës së kaltër.

Organizata e bamirësisë britanike e zhytësve të marinës, tha që balena ishte e vogël për specien që ajo përfaqëson, që do të thotë se ishte në moshë të re.

“Ne këshillojmë njerëzit të shmangin afërsinë me të, pasi ekziston rreziku i kontraktimit të një infeksioni nga kontakti me lëngjet e tij trupore ose me vetë trupin”, shkruan organizata në Facebook./Telegrafi/