LAJMI I FUNDIT:

Gjendet armë dhe drogë në Krujë, policia arreston një person dhe shpall në kërkim tre të tjerë

Gjendet armë dhe drogë në Krujë, policia arreston një person dhe shpall në kërkim tre të tjerë

Policia e Krujës dhe Forca e Posaçme Operacionale të Policisë së Tiranës kanë finalizuar operacioni policor të koduar “Mali i kuq” në Krujë.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në fshatin Shkretë një armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Mehmet Sallaku banues në fshatin Shkretë dhe u shpallën në kërkim shtetasit shtetasit Saba Sallaku, Andon Sallaku, dhe Ali Sallaku të tre banues në fshatin Shkretë.


Gjithashtu, u asgjësuan bimë narkotike që u gjetën të gjetura të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar, në fshatin Shkretë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta katër shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike të gjetura më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori