LAJMI I FUNDIT:

Gjendet armatim në shtëpinë e blerë nga serbi

Gjendet armatim në shtëpinë e blerë nga serbi

Në Klinë një person ka blerë shtëpinë nga një serb dhe në të janë gjetur shumë armë.

Sipas Policisë ankuesi, shqiptar i Kosovës ka informuar se ka blerë një shtëpi nga një serb dhe me kërkesë të tij nga ana e FSK-së është bërë kontrollimi i oborrit të shtëpisë pasi që kishte dyshime se mund të kishte lëndë shpërthyese.


Gjatë kontrollit me eskavator në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar nga FSK-ja 11 copë granata dore, 1 kallashnikov me 9 karikatorë, 470 copë fishekë, 1 kilogram eksploziv plastik dhe 6 copë detektorë elektrikë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokuroi kompetent.