Gjenden substanca narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë – i burgosuri nga vetura e kishte hedhur në tokë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë gjetur narkotikë.
Rastet kanë ndodhur gjatë fundjavës.
Raporti i policisë:
Qendra Korrektuese Dubravë, Istog 14.11.2025 – 16:30. Më 17.11.2025 njësiti relevant policor nga oficerët korrektues të Qendrës Korrektuese në Dubravë, kanë pranuar 1.8 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilën substancë sipas raportit të oficerëve e kishte hedhur në tokë nga vetura i dyshuari i burgosur mashkull kosovar, i cili në atë moment kishte qenë jashtë qendrës korrektuese duke e shfrytëzuar të drejtën e punës.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, e cila procedohet në procedurë të rregullt.
Qendra Korrektuese Dubravë, Istog 15.11.2025 – 15:40. Më 17.11.2025 njësiti relevant policor nga oficerët korrektues të Qendrës Korrektuese në Dubravë, kanë pranuar 0.9 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilën substancë sipas raportit të oficerëve e kishin gjetur gjatë patrullimit në mes të pavijonit 3 dhe 4 afër rrethojës brenda qendrës korrektuese. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/




















































