Egjeta.com është platforma më e re e shitblerjeve që lansohet këtë të premte. Me një dizajn të thjeshtë, por unik ajo do të shërbejë si një stendë e shumë bizneseve për t’i prezentuar dhe shitur online produktet e tyre. “Gjej, klikoj, blej” do t’i shoqërojë qytetarët tanë gjatë blerjeve të tyre të përditshme nga telefonat e mençur dhe pajisjet e tjera elektronike.

Ajo vjen në momentin më të mirë për bizneset kosovare, dhe jo vetëm, duke pasur parasysh efektin e pandemisë nga COVID-19 tek ato.


Egjeta Aktive PR Artikulli4

Egjeta.com është faqja më e kompletuar sa i takon gjetjes së çfarëdo artikulli. Qëllimi i drejtuesve të kësaj platforme është që ta bëjnë shitblerjen një proces të thjeshtë e të rëndomtë si dhe të fuqizojë bizneset vendore përmes dhënies hapësirë të prezantimit të produkteve të tyre.

Screenshot 2 59

Fillimisht, egjeta.com do të ofrojë 11 kategori të produkteve (automjete, elektronikë, shtëpi dhe kopshtari, vegla, kozmetikë, veshmbathje, etj.) me qindra nënkategori të brendeve më të njohura botërore, ndërsa në të ardhmen e afërt pritet edhe zgjerimi i gamës së artikujve dhe shërbimeve në mënyrë që të plotësohen nevojat më të  skajshme të konsumatorëve.

Screenshot 3 40

Përvoja e blerjes te e egjeta.com do të jetë e ngjashme, në mos më e mirë, me atë të Amazon-it, Ebay-t, AliExpress-it, e të ngjashme me to.

Screenshot 1 97

Egjeta.com është produkt i një bashkëpunimi të ngushtë të një ekipi të gjerë profesionistësh të: software-t, dizajnit grafik, shitjes, medias, etj. Krejt kjo për zhvilluar një platformë të thjeshtë, të besueshme, të sigurtë dhe që të dhuron kënaqësi të kërkimit të artikujve të dëshiruar.

Screenshot 4 35

Themeluesit e egjeta.com u bëjnë thirrje të gjitha bizneseve të vendit që të bëhen pjesë e kësaj platforme online ashtu që ta shohin këtë si mundësi të mirë të rritjes së performancës dhe rezultatit të tyre afarist.