Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 3.834 raste të reja me COVID-19, numri i përgjithshëm shkon në mbi 100 mijë

166:"People queue outside a test centre for coronavirus disease (COVID-19) at Havelhoehe community hospital in Berlin, Germany, April 6, 2020. REUTERS/Fabrizio Bensch 7:"REUTERS
Evropa assesi të gjej qetësi nga pandemia e coronavirusit. Zyrtarët e qeverisë gjermane, kanë konfirmuar se numri i personave të rinj të infektuar me COVID-19, gjatë 24 orëve ka shkuar në 3.834, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve në mbi 100 mijë.
Të dhënat e Institutit Robert Koch që monitoron sëmundjet ngjitëse, tregojnë se numri i personave të vdekur në Gjermani nga 173 sa ishte disa ditë më herët, ka shkuar në 1.810, transmeton Telegrafi.
Por, numri i të prekurve të rinj me COVID-19 në 24 orët e fundit po konsiderohet më i lartë, në krahasim me një ditë më parë ku ishin 3.677.
Kujtojmë që vendet që janë prekur më së shumti nga pandemia e coronavirusit në Evropë janë Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe Franca. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































