Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Veteranët e FC Prishtinës, Komitetit Olimpik i Kosovës dhe dy ekipe te gazetareve, kanë qenë pjesë e këtij turneu që tani e tutje do jetë tradicional.

Hapjen e këtij turneu e bëri djali i Burim Hatipit, Vërshim Hatipi. Ai falënderoi Shoqatën e Gazetareve Sportiv të Kosovës për organizimin e këtij turneu, sepse sipas tij, nuk është i lehtë një organizim i tillë.


“Dua të falënderoi Shoqatën e Gazetarëve Sportiv që e kanë bërë këtë organizim për të përkujtuar babain tim dhe Ali Shalën. Faleminderit për mundin, nuk është e lehtë për të organizuar. Klubeve faleminderit shumë për pjesëmarrje dhe uroj që te kemi sa më shumë gola për ne që jemi këtu”, ka thënë Hatipi.

Më një fjalë rasti të pranishme iu drejtua edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani. Ai pas falënderoi Shoqatën e Gazetareve për organizimi të këtij turneu, tha se misioni i Komitetit Olimpik të Kosovës është nën hijen e Shoqatës së Gazetareve, në mënyrë që të bëhet prezantimi sa më i mirë i sportisteve tonë në arenën ndërkombëtare.

“Kam nderi që jam në mesin tuaj, sepse misioni i Komitetit Olimpik të Kosovës është nën hijen e misionit edhe të Shoqatës së Gazetarëve Sportive sa i përket obligimit dhe parakushteve që sportistët e Kosovës të jenë të përgatitur sa më mirë dhe të prezantohen sa më mirë për arenën ndërkombëtare”, ka theksuar Hasani.

E, kryetari i Shoqatës së Gazetareve Sportiv te Kosovës (SHGSK), Arlind Grantolli, ndjehet i lumtur që pas disa viteve rikthehet turneu Burim Hatipi, sepse sipas tij, bëhet fjalë për njeriun e madh të letrave dhe fushave të blerta.

“Nuk ka qenë edhe shumë e lehtë duke marrë parasysh se në çfarë kushte dhe situate gjendet i gjithë vendi dhe krejt komuniteti i gazetareve sportiv, megjithatë, është edhe krenari dhe privilegj që rikthehet në skenë për njeriun dhe të madhin Burim Hatipin, për njeriun e letrave dhe njeriun e fushave të blerta. Falënderoi gjithë ata që kanë mbështetur dhe na kanë falënderuar për përkrahjen gjatë gjithë këtyre angazhimeve, veçenarisht falënderoi klubet pjesëmarrëse të cilat na kanë nderuar, e besoj dhe shpresoj fuqishëm s ky turne duhet të vazhdojë të këtë rrjedhën normale sikurse edhe ceremoniali Ali Shala, dhe këto janë dy aktivitetet kryesore të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv te Kosovës”, ka pohuar Grantolli.

Turneu ‘Burim Hatipi’ nis me sfidën mes Veteranëve të Prishtinës dhe ekipit të gazetarëve.
 

telegrafi sport app