LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë kultura bujqësore mund të sigurohen, fermerët do të kompensohen me 50% nga sigurimet në rast të fatkeqësive natyrore (Video)

Gjashtë kultura bujqësore mund të sigurohen, fermerët do të kompensohen me 50% nga sigurimet në rast të fatkeqësive natyrore (Video)

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com ka folur për sigurimet bujqësore të cilat kanë filluar të aplikohen për herë të parë në vendin tonë.

Ai ka treguar se fermerët do të kompensohen me 50 për qind në rast të fatkeqësive natyrore dhe dëmtimit të kulturave bujqësore. Pra nëse një sigurimi kushton 100 euro, 50 euro paguan fermeri dhe 50 euro Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).


Mazreku tha se fillimisht janë gjashtë kultura bujqësore që mund të sigurohen.

“Pas një periudhe më shumë se një vit e gjysmë, shoqata në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë kemi punuar me grupe të ndryshme të për krijimin e disa produkteve bujqësore sipas programit të Bankës Botërore dhe si përfundim IFC-ja ka përzgjedhur disa prej kulturave bujqësore për të cilat kemi krijuar produkte specifike për fermerët në Kosovë. Është sigurimi për mollën, për dredhëzën, për specin, për rrushin e verës, mjedrën dhe kumbullën. Këto produkte edhe fermerët kur të aplikojnë për grande në ministri e kanë për obligim për marrjen e tyre. Ministria e Bujqësisë ka marr për obligim që 50 për qind të primit ta paguaj vetë dhe 50 për qind fermeri”, tha ai.

Mazreku ka thënë se për çdo produkt ka kërkesa specifike për të cilët do të mbulohen nga sigurimet.

Mazreku: Vetëm 3% e qytetarëve të Kosovës kanë sigurime shëndetësore (Video)
Lexo po ashtu Mazreku: Vetëm 3% e qytetarëve të Kosovës kanë sigurime shëndetësore (Video)

“Për çdo produkt ka kërkesa specifike, është madhësia, kërkesa dhe atë se çfarë kërkon fermeri, pastaj janë kërkesat e siguruesit dhe pas një pajtimi të dyanshëm nënshkruhet marrëveshja e sigurimit, caktohet një prim dhe në bazë të asaj nëse ndodh një humbje atëherë kompania e sigurimit i mbulon ato”, ka thënë Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku.

Mazreku: 400 milionë euro dëme nga aksidentet kanë paguar kompanitë e sigurimeve (Video)
Lexo po ashtu Mazreku: 400 milionë euro dëme nga aksidentet kanë paguar kompanitë e sigurimeve (Video)

Në këtë intervistë për Emisionin “EKONOMI”, Mazreku ka folur edhe për sigurimet e pronës, sigurimet shëndetësore, pagesën e dëmeve në aksidente si dhe për moshën e veturave që qarkullojnë në rrugët e Kosovës.

Ministria e Bujqësisë mbulon 50% të sigurimeve për fermerët në rast të fatkeqësive natyrore
Lexo po ashtu Ministria e Bujqësisë mbulon 50% të sigurimeve për fermerët në rast të fatkeqësive natyrore

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare anëtare e grupit të Bankës Botërore kanë lansuar produktet e sigurimit bujqësor për mbrojtjen e fermerëve nga rreziqet e shkaktuara nga kushtet atmosferike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori