LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë elefantë mbetën të ngordhur pasi u goditën nga treni në Shri Lanka

Gjashtë elefantë mbetën të ngordhur pasi u goditën nga treni në Shri Lanka

Një tren pasagjerësh doli nga shinat pasi goditi një tufë elefantësh pranë një rezervati të kafshëve të egra në Shri Lanka, në orët e para të së enjtes.

Ndërsa nuk u raportuan lëndime në mesin e pasagjerëve, gjashtë elefantë mbetën të ngordhur nga aksidenti në Habarana, në lindje të kryeqytetit Colombo, transmeton Telegrafi.

Dy elefantë të lënduar po trajtohen, tha policia, duke vënë në dukje se ky ishte aksidenti më i keq i tillë i kafshëve të egra që kishte parë vendi, raportoi AFP.


Nuk është e pazakontë që trenat të përplasen me tufa elefantësh në Shri Lanka, ku viktimat në të dyja anët e takimeve njeri-elefant janë ndër më të lartat në botë.

Vitin e kaluar, më shumë se 170 njerëz dhe gati 500 elefantë e pësuan në takimet njeri-elefantë në përgjithësi – dhe rreth 20 elefantë ngordhin nga goditjet e trenave çdo vit.

Elefantët, habitatet natyrore të të cilëve ndikohen nga shpyllëzimi dhe zvogëlimi i burimeve, janë larguar gjithnjë e më shumë në vendet e aktivitetit njerëzor.

Disa u kanë kërkuar drejtuesve të trenave që të ngadalësojnë shpejtësinë dhe t’u binin borive të trenit, për të paralajmëruar kafshët përpara në shinat hekurudhore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Bosnja
Rubio tregon se pse aktualisht SHBA-ja po bisedon direkt vetëm me Rusinë për luftën në Ukrainë

Rubio tregon se pse aktualisht SHBA-ja po bisedon direkt vetëm me Rusinë për luftën në Ukrainë

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori