LAJMI I FUNDIT:

“Gjakun e familjarëve nuk e falim” – rrëfimi i motrës së dy vëllezërve të vrarë nga hajnat në Malishevë

“Gjakun e familjarëve nuk e falim” – rrëfimi i motrës së dy vëllezërve të vrarë nga hajnat në Malishevë

Gati dy vite orvatje nëpër prokurori e gjykata nuk sollën drejtësi për familjen Maloku nga Plloqica e Malishevës.

Kësaj familje më 9 mars 2018, ju vranë dy djemtë, njëri prej tyre ish-pjesëtar i FSK-së.

Shani e Bahri Maloku më 9 mars të 2018-ës, u qëlluan për vdekje me armë zjarri afër oborrit të shtëpisë së tyre.


Të akuzuar në këtë rast ishin kushërinjtë e viktimave, Blerim e Besim Maloku, ky i fundit akuzohej për kryerjen e aktit të vrasjes.

Epilogu u vendos më 14 nëntor të vitit që lamë pas, ku Blerim e Besim Maloku u dënuan veç për armëmbajtje pa leje duke lënë kështu pezull fajësinë për vrasje.

Atë që ndodhi në aktgjykimin e 14 nëntorit, motra e viktimave, Besnike Maloku e quan krim të dytë.

Ajo për lajmi.net rrëfen se si ish-prokurori i rastit, tanimë i ndjeri Agron Matjani kishte bindej se të akuzuarit ishin dorasit e krimit.

Por gjithçka në proces, sipas Besnikes, shkroi ndryshe. Ajo shprehet e çuditur me formën e aktakuzës së ngritur për të dyshuarit.

Por si arritën t’i identifikojnë familjarët të akuzuarit për vrasjen e Shani e Bahri Malokut?

Të gjitha provat, sipas Malokut, drejtojnë në fajësinë e të akuzuarve, përfshirë gëzhojat, armën e gjetur dhe përgjimet brenda qendrës së mbajtjes.

Por këtu nuk përfundon gjithçka, Besnike Maloku pretendon se në rast ka pasur edhe ndikime të tjera.

Siç tregon Besnikja avokati i palës së akuzuar, është djali i kryeprokurorit të Gjakovës, Ali Selimi.

Drejtësia do të kërkohet deri në fund nga familjarët e vëllezërve Maloku, teksa lënda pritet të shkojë në Gjykatën e Apelit.

E nëse as në shkallën e dytë nuk ka vendim për fajësi, Besnike Maloku thotë se gjakun e vëllezërve nuk do ta falë asnjëherë.

Shpresat në Gjykatën e Apelit i ka edhe avokatja e palës së dëmtuar, Fehmije Gashi Bytyqi.

Sidoqoftë, ankesa në apel po pamundësohet nga Gjykata Themelore e Gjakovës, e cila nuk ia ka dërguar ende aktgjykimin palës së dëmtuar.

Vrasja e vëllezërve Maloku nga Plloqica e Malishevës kishte shkaktuar bujë të madhe në media e opinion. Atë kohë,  drejtësi për viktimat kishin premtuar edhe liderët e vendit, por ajo nuk erdhi edhe dy vite pas ndodhisë tragjike.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori