Gjakrrjedhja midis dy menstruacioneve, një simptomë që nuk duhet të injorohet

Nëse një grua ose vajzë ka gjakrrjedhje midis dy menstruacioneve, kjo quhet gjakrrjedhje intermenstruale. Shkaqet janë të shumta, por mund të jetë edhe shenjë e ndonjë çrregullimi serioz, prandaj patjetër duhet të konsultoheni me gjinekologun.
Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Një grua gjatë moshës reproduktive ka gjakrrjedhje mujore e cila zgjatë 2-7 ditë dhe shfaqet çdo 21 deri 35 ditë. Nëse një grua ka gjakrrjedhje e cila është ndryshe nga e zakonshmja, kjo mund ta bëjë merak atë grua, por mund të jetë edhe shenjë se diçka mund të mos jetë në rregull.
Normalisht që arsyet e gjakrrjedhjes intermenstruale janë të ndryshme varësisht nga mosha. Në adoleshencë gjakrrjedhja intermenstruale është mjaft e shpeshtë për shkak se cikli menstrual akoma nuk është stabilizuar. Për më tepër në adoleshencë shumë shpesh ndodhë që një vajzë të mos ushqehet siç duhet, të futet në dietë të ashpër ose të merret me ushtrime trupore të cilat mund të shkaktojnë nënpeshë.
Në këto rrethana shkaktohen ndryshime të baraspeshës hormonale të cilat manifestohen me çrregullime menstruale.
Me stabilizimin e ciklit menstrual (pas moshës 20 vjeçare) mund të ndodhë që një vajzë të ketë gjakrrjedhje midis menstruacioneve që përputhet me kohën e ovulacionit. Në këtë rast një vajzë ka gjithmonë pak gjakrrjedhje zakonisht 12 deri 14 ditë përpara se t’i vijnë menstruacionet e ardhshme. Përveç gjakrrjedhjes këto vajza mund të kenë pak dhimbje
poshtë barkut.
Gjatë moshës reproduktive gjakrrjedhja intermenstruale shkaktohet shpesh nga infeksionet që barten me marrëdhënie seksuale, si për shembull klamidia. Nëse infeksioni me klamidia nuk mjekohet, mund të shkaktojë shqetësime të shumta shëndetësore përfshirë edhe probleme me fertilitetin (vështirësi për të mbetur shtatzënë).
Përveç gjakrrjedhjes intermenstruale infeksionet që barten me marrëdhënie seksuale shkaktojnë edhe simptome tjera si sekret i shtuar vaginal, dhimbje në pelvik, gjakrrjedhje pas marrëdhënieve seksuale, menstruacionet janë më të shtuara dhe të dhimbshme, gruaja ka dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe urinim të shpeshtë dhe me djegie.
Nëse një grua merr kontraceptiv hormonal oral ka mundësi që të ndodhë gjakrrjedhja intermenstruale nëse ka harruar të marrë ndonjë pilulë gjatë muajit ose nëse përmbajtja e pilulës nuk është përthithur (për shkak të vjelljes, barkqitjes ose bashkëveprimit me barna tjera psh me disa antibiotikë).
Shpeshherë ndodhë që një gjakrrjedhje e tillë të ndodhë në disa muajt e parë pasi gruaja të fillojë të marrë kontraceptivin hormonal oral. Edhe spiralja mund të shkaktojë ndryshim të ritmit të gjakrrjedhjes nga mitra.
Shkaqet tjera të gjakrrjedhjes intermenstruale mund të jenë miomat, sindromi i vezoreve policistike (PCOS), polipi në qafën e mitrës ose polipi endometrial (në brendi të mitrës).
Gjatë moshës reproduktive duhet pasur parasysh se gjakrrjedhja mund të jetë pasojë e shtatzënisë jashtë mitrës ose komplikimeve tjera të shtatzënisë psh abortit.
Nëse një grua në klimakterium ka gjakrrjedhje midis menstruacioneve, ky duhet të konsiderohet një sinjal shumë serioz dhe duhet të hulumtohet se për ç’arsye ndodhë kjo gjakrrjedhje. Kjo vlen sidomos për gratë në postmenopauzë. Gjakrrjedhja e çrregullt nga mitra në këto grupmosha mund të jetë simptomë e kancerit endometrial (të brendisë së mitrës). /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Vini re: Nëse kjo shfaqet në lëkurën tuaj, ju mund të keni diabet

Vera shëron edhe infeksionet më të rënda: Por vetëm nëse pihet kështu!

Cili agjërim është ideal për të hequr dhjamin nga barku dhe cili për shkrirjen e kofshëve

Çfarë duhet të bëni kur ju kaplon frika: Kaloni këta katër hapa dhe përballeni me guxim të ardhmen

Vetëshërimi në shtëpi: Me shtypjen e këtyre pikave mund t’i shëroni të gjitha organet

Tipi 2 i diabetit: Zbulojeni sëmundjen vetëm duke e shikuar urinën

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Inter: Ederson yll i ndeshjes

Kapiteni i Man Cityt, Gundogan: Ndeshja ishte 50/50, me fat që fituam ne

Intervista emocionale e Jack Grealish pas triumfit historik të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80