Të dëmtuarit Brahim Shala dhe Gjelbrim Gjoshi, të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kanë treguar se si kishin kuptuar se po planifikohej vrasja e tyre, në rastin ku Manojl Gjidoda po akuzohet ta ketë shtytë një person në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë e mbetur në tentativë.
Prokuroria pretendon se Gjidoda kishte shtytë një person që të kryejë vrasje të trefishtë, duke i premtuar të holla në shumën e përgjithshme prej 320 mijë euro.
Fillimisht, pas dhënies së fjalëve hyrëse, në cilësi të dëshmitarit është dëgjuar i dëmtuari Brahim Shala, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Dëshirë Jusaj, tha se të akuzuarin e njeh dhe se kanë pasur raporte të mira me të deri para këtij rasti, pasi që edhe mbesa e tij është e martuar për djalë të vëllait të tij.
I pyetur se çfarë mund të thotë në lidhje me një incizim që ka bërë Lekë Marku, ku përmendet ai, Gjelbrim Gjoshi dhe Qëndrimi rreth vrasjes, i dëmtuari tha se është befasuar.
“Kur e kam dëgjuar incizimin jam befasuar dhe pasi e kam dëgjuar disa herë, e kam kuptuar se çfarë fjalë ofenduese ka folë i njëjti, ka folur me mllef dhe organizim për vrasje. Në ato momente më e rëndë mu ka dok sharja e nënës, pa i bërë kurrgjë, se sa vetë përpjekjet për vrasje, i njëjti po ashtu i ka caktuar edhe datat kur mos me qenë gjallë për mua”, tha i dëmtuari Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Si ju ka thënë Leka juve, a do i kryente ai vrasjet apo do të gjente personat tjerë”, ishte pyetja e prokurores Jusaj, për të cilën dëshmitari tha se Leka kur është takuar me të, i ka thënë se vetëm ia ka dhënë disa informacione Gjelbrim Gjoshit dhe se me të diçka tjetër nuk ka folur.
Kurse, i pyetur se pse nuk e kanë lajmëruar Policinë menjëherë pas këtij incizimi, i dëmtuari tha se kanë lënë që ta vërtetojnë saktë se a është tentim serioz apo vetëm fjalë.
I dëmtuari tregoi edhe për konfliktet që kanë pasur me familjen e Gëzim Krasniqit dhe familjen e Valon dhe Ali Islamajt, dhe se të dyjat kanë përfunduar me vrasje.
Ai tregoi se si Nikollë Nrejaj, të cilin e njeh nga konflikti që e kishin pasur me Valon dhe Ali Islamajn, e ka informuar atë se janë ofruar 200 mijë euro nga Gëzim Krasniqi, për ta vrarë atë.
Mirëpo, tha se këtë rast nuk e ka paraqitur në Polici, dhe se në takimin që kishte pasur me Nrejajn nuk ishte përmendur emri i Gjidodës.
Më pas, në cilësi të dëshmitarit është dëgjuar edhe i dëmtuari tjetër, Gjelbrim Gjoshi, i cili tha se Lekë Marku i kishte thënë atij se planifikojnë ta vrasin.
“Leka më tha ruju se janë ka dojnë me të vra. Janë ka jepin pare me t’vra”, tha i dëmtuari Gjoshi, duke shtuar se i njëjti i kishte treguar se i akuzuari i Gjidoda i kishte ofruar paratë.
Sidoqoftë, i dëmtuari tha se ky plan për vrasje ka ndodhur për shkak se me familjen Islami dhe familjen Krasniqi, janë në hasmëri.
I pyetur se a i ka treguar Lekë Marku se ku po i merr paratë Manjoli, ai tha se jo, por se e ka bërë incizimin dhe ia ka sjellë.
Ai shtoi se rastin nuk e ka paraqitur menjëherë në Polici pasi që ka qenë i interesuar ta dijë se kush po i jep paratë.
“Manoli ka qenë me i marrë paratë, Leka me i gjetë njerëzit dhe me kry punë”, tha i dëmtuari.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Ilir Rashkaj, ka caktuar 28 shtatorin 2022 për mbajtjen e seancës së radhës, ku pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë.
Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se Manojl Gjidoda, nga fundi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt i vitit 2020, me dashje shtytë personin tjetër dhe atë Lekë Markun, që të kryejë vrasje të trefishtë, duke i premtuar të holla në shuma të larta për kryerjen e këtyre vrasjeve.
Sipas aktakuzës, i akuzuari fillimisht e thërret kinse për të biseduar rreth shitblerjes së një banese në Gjakovë, më pas takohet në lokalin “Scorpion”, ndërsa të nesërmen në parkingun e restorantit “Metropol” në Gjakovë, me veturë të Lekës shkojnë tek Liqeni i Radoniqit dhe aty bisedohet për kryerjen e tri vrasjeve, dhe atë për vrasjen e Brahim Shalës do të jepet shuma prej 20 mijë euro, për vrasjen e Gjelbrin Gjoshit shuma prej 200 mijë euro, dhe për vrasjen e djalit të Brahimit që gjendet në vuajtje të dënimit Qëndrimit shumën prej 100 mijë euro.
Tutje sipas aktakuzës, duke i thënë bindshëm i akuzuari Lekës se “Unë t’i bi paret ty, në atë minutë që ja shohim syretin në bander, unë t’i bi senet në Kosovë, ty s’do të njeh askush sa të jetë toka me gjinë, kurrë, njeriu që ka mu njoftë kam me kanë unë, se kam me i pru paret, askush s’ka me ditë kush shka u ba, pse çka u ba, paret do të vijnë dy herësh në dorë, si t’i knohet talkni ktij, këtu e marrin vesh se e kena kry, dillen të thirri unë ty dhe të thom deri me 10 maj me kanë i krym, me 15, 17 maj qat 20,000 ta bi edhe kur të tjerat janë të kryme”, pastaj pas disa ditësh Lekë Markaj shkon tek restoranti “Potok”, ku kishte lënë takim me Gjelbrim Gjoshin, të cilin e njofon në tërësi për personin i cili ishte duke e shtytë për të kryer vrasjen me pagesë ndaj tij dhe dy të tjerëve.
Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shtytje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 lidhur me nenin 32 dhe 28 të Kodit Penal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht