LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë, hapet Qendra Informative për bujqësi

Gjakovë, hapet Qendra Informative për bujqësi

Në kuadër të projektit “ Përkrahja në forcimin e shërbimeve këshillimore për bujqësi dhe zhvillim rural”, të Bashkimit Evropian, Gjakova ka përfituar themelimin e qendrës informative për bujqësi, në ambientet e Kuvendit Komunal të Gjakovës. Objektivi i hapjes së Qëndresës Informative Komunale për Bujqësi është në ngritjen e efikasitetit të shërbimit këshillimor për fermerët dhe palët tjera të interesit.

Në solemnitetin e organizuar nga Drejtoria Komunale për Bujqësi, merrnin pjesë numër i konsiderueshme i fermerëve nga komuna, përfaqësues nga Ministria e Bujqësi si dhe zëvendës udhëheqësi I projektit të BE Ross Bull.


Ai ka sqaruar para pjesëmarrësve fermer të Gjakovës qëllimin e këtij projekti dhe objektivat për të ardhmen.

“Ky projekt është përkrahur kudo në drejtorit komunale të Kosovës dhe nga Ministria përkatëse. Qendra Informative komunale ofron infrastrukturën fizike me anë të së cilës informohen fermerët për standard profesionale këshillimore dhe kushtet e përformancës, me qëllim që Kosova të përgatitet që në momentin e hyrjes në BE të jetë e gatshëm dhe e përgatitur me standardet që kërkon BE”, ka thënë Ross Bull.

Për objektivat e kësaj qendre ka fol edhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi të Gjakovës Bekim Ermeni, i cili ka thënë se kanë përgatitur edhe vet ndodhjen e qendrës në brendësin e objektit të Kuvendit Komunal, ku është caktuar edhe këshilltarja komunale për bujqësi Dafian Thaçi. “Përmes informimit me kohë të fermerëve nga ana e Qendrës, fermerët të marrin pjesë në të gjitha shërbimet këshillimore në aktivitetet e donatorëve dhe do të jetë përgjegjëse për zbatimin e strategjisë për shërbime këshillimore deri në vitin 2016. Pas diskutimeve u inaugurua edhe qendra informative për bujqësi”. /Telegrafi/