LAJMI I FUNDIT:

GIZ-i do të vazhdojë ta përkrahë arsimin në Kosovë edhe gjatë dy viteve të ardhshme

GIZ-i do të vazhdojë ta përkrahë arsimin në Kosovë edhe gjatë dy viteve të ardhshme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot udhëheqësin e GIZ-it për Kosovë, Boris Sharlovski, me të cilin ka biseduar për projektet e realizuara deri më tani në arsim dhe për mbështetjen e mëtutjeshme nga kjo organizatë, njofton MASHT përmes një komunikate për media.

Me këtë rast, ministri Bytyqi ka marrë konfirmimin nga Sharlovski se GIZ-i do të vazhdojë ta mbështesë arsimin parauniversitar edhe gjatë dy viteve të ardhshme, si vazhdim i projektit “Ngritja e kapaciteteve në arsimin fillor”.

Ministri falënderoi Sharlovski për përkrahjen që i ka dhënë GIZ-i vazhdimisht Ministrisë së Arsimit dhe arsimit në përgjithësi, ndërsa theksoi se vazhdimi i kësaj përkrahje është një ndihmë e madhe drejt realizimit të synimeve të MAShT për arsim cilësor.


Ministri Bytyqi, ndër të tjera, përmendi trajnimet cilësore të një numri të madh të mësimdhënësve që janë bërë përmes mbështetjes së GIZ-it, ndërsa tha se MAShT po i orienton tashmë trajnimet e mësimdhënësve drejt Fakultetit të Edukimit dhe për ta realizuar këtë synim, theksoi nevojën për mbështetje të mëtutjeshme.

Ndërsa, udhëheqësi i GIZ-it tha se, do të vazhdojë fushata “Për arsim më të mirë”, ndërsa duke folur për çasjen e integruar në shkollë, ndër të tjera theksoi se do të implementohet në 20 shkolla kampion, të cilat do të përzgjidhen përmes shumë kritereve.

Moduli i ri i projektit që fillon më 1 prill 2019 është i ndarë në katër fusha veprimi: Llogaridhënia, transparenca dhe pjesëmarrja publike; Cilësia e mësimdhënies dhe nxënies; Çasja e integruar në shkolla; Gjithëpërfshirja e fëmijëve nga pakicat etnike dhe grupeve në diasvantazh

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori