Përbërësit:
* 500 gr mish i grirë viçi
* 1/3 filxhan çaji oriz
* 1 qepë e grirë
* 1 vezë
* 4-5 lugë majdanoz
* 2 lugë gjelle nenexhik ose kopër (sipas dëshirës)
* pak miell
* pak kripë
* pak piper
* pak vaj ulliri
Për salcën:
* 1 -2 vezë (sipas dëshirës)
* 1-2 limona(sipas dëshirës)
* 1-2 lugë gjelle ‘corn flower’ ose niseshte
* pak miell
* 1 gotë ujë i ftohtë
Përgatitja
Hedhim mishin e grirë në një enë, dhe shtojmë vezën, qepën, majdanozin, erëzat e tjera, kripën, piperin, pak vaj dhe orizin qe i kemi dhënë një valë më përpara. I përziejmë mirë dhe fillojmë të bëjmë me dorë kokrra të vogla qoftesh me madhësinë e një kokërr arre ose dhe pak më të mëdha.
Pasi kemi hedhur miell në një pjatë të cekët, i lyejmë qoftet e vogla me miell dhe i hedhim ngadalë në një tenxhere të gjerë me ujë të zier, ( pasi e kemi vënë tenxheren me ujë të mjaftueshëm në zjarr, pak më tepër se gjysma e tenxheres, në mënyrë që të mbulohen qoftet e vogla, dhe pasi uji ka filluar të ziejë, i ulim temperaturën dhe fillojmë t’i hedhim qoftet e vogla brenda, por me kujdes). I lëmë të ziejnë 20-30 minuta.
Përgatitja e salcës
Pasi kanë zier, ulim temperaturën e sobës. Hedhim vezën në një enë, shtojmë lëngun e limonit dhe ‘corn flower’ ose niseshte (mund të shtojmë dhe pak miell) dhe i rrahim të gjitha së bashku derisa të bëhet një masë e trashë.
Shtojmë gotën e ujit dhe pak lëng nga tenxherja (uji i ftohtë ndihmon që kur të hedhim lëngun nga tenxherja që është i nxehtë, të krijohet një temperaturë jo shumë e lartë që të mos na pritet veza) dhe i rrahim të gjitha bashkë.
Salcën e përgatitur e hedhim ngadalë në tenxhere dhe nuk e trazojmë. E lëmë të ziejë edhe 5 minuta akoma në temperaturë të ulët dhe e fikim sobën. Gjella jonë është gati. Mund të shoqërohet me djathë dhe ullinj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSupa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i shëndetshëm plot vitamina dhe minerale
Pogaçe të buta: Gatuhen thjeshtë, nuk ka shans të gaboni!
Pite më të lëngshme dhe më të shijshme me kungullesha deri tani nuk keni provuar
Gullash italian i cili përgatitet me kube të vogla mishi dhe me pak përbërës
Çorbë me presh dhe patate: Gjellë e bollshme e hollë dhe e shijshme
Sallatë e shpejtë me mish pule dhe arra: Shtesë e shkëlqyeshme për tryezë solemne!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit