LAJMI I FUNDIT:

Giuliani vlerësohet kandidat serioz për sekretar shteti në administratën Trump

Giuliani vlerësohet kandidat serioz për sekretar shteti në administratën Trump

Ish kryetari i New Yorkut, Rudolph Giuliani është ndër kandidatët kryesor për sekretar të shtetit në administratën e Donald Trump, thanë zyrtarë të Trumpit më 14 nëntor.

Giuliani ishte këshilltari kryesor dhe më avokuesi më i zëshëm për Trumpin gjatë fushatës kundër demokrates Hillary Clinton.


Duke folur në një ngjarje të Wall Street Journal në Washington, Giuliani hodhi poshtë mundësinë që të bëhet prokuror i përgjithshëm i Trump – një punë për të cilën ish prokurori federal është parë si kandidati kryesor.

Ai tha se mendon që John Bolton, ish ambasador i SHBA-së në OKB, “do të ishte një zgjedhje shumë e mirë” për sekretar të shtetit. Por i pyetur nëse ishte dikush tjetër më i mirë, ai u përgjigj me një buzëqeshje: “Ndoshta unë, nuk e di”.

Inaugurimi i Trump bëhet brenda 66 ditësh dhe presidenti i zgjedhur është i përqendruar në ndërtimin e ekipit dhe për të biseduar me udhëheqës të jashtëm. /rel/