LAJMI I FUNDIT:

Giresse pritet ta ndryshojë formacionin nga ndeshja e parë me Irlandën e Veriut, kështu mund të luajë sot Kosova

Giresse pritet ta ndryshojë formacionin nga ndeshja e parë me Irlandën e Veriut, kështu mund të luajë sot Kosova

Kosova do të synojë vetëm fitoren ndaj Irlandës së Veriut sot (e shtunë) në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në rrethin e pestë të garës së re të UEFA-s, përkatësisht në stadiumin “Windsor Park” në Belfast.

Aktualisht Kosova është në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C, me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Greqia dhe katër më shumë se Irlanda e Veriut e Qipro.


Dita e Kosovës: Dardanët janë mysafirë të Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve
Lexo po ashtu Dita e Kosovës: Dardanët janë mysafirë të Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve

Si çdo herë, edhe kësaj radhe – Telegrafi ua sjell formacionin e mundshëm të Përfaqësueses tonë.

Alain Giresse pritet që këtë takim ta nisë me skemën 4-2-3-1, duke e ndryshuar me atë nga ndeshja e parë, kur kishte luajtur në 4-3-3.

Në portë pritet të jetë Arijanet Muriçi, e para tij mund të vendosen Florent Hadërgjonaj, Betim Fazliji, Fidan Aliti dhe Donat Rrudhani.

Standings provided by SofaScore

Si mesfushorë defanzivë priten të caktohen Hekuran Kryeziu dhe Ibrahim Dresevic.

Milot Rashica, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli pritet ta ndihmojnë Vedat Muriqin e vetmuar në sulm.

Bazuar në këtë formacion, cili mendoni se do të ishte rezultati final i ndeshjes? /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori