LAJMI I FUNDIT:

Giresse për mediat franceze: Kosova ka një rast të mirë për EURO 2024, djemtë duan ta japin maksimumin shkaku i historisë së vendit

Giresse për mediat franceze: Kosova ka një rast të mirë për EURO 2024, djemtë duan ta japin maksimumin shkaku i historisë së vendit
Alain Giresse në konferencë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka treguar se po e shijon aventurën e re në vendin tonë në një intervistë për mediat franceze, duke thënë se Kosova do të jetë plotësisht e gatshme për kualifikimet e EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Ndeshjet e para kualifikuese zhvillohen në fund të muajit mars, ndërsa Kosova bën pjesë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Kosova e nis më 25 mars në Tel-Aviv ndaj Izraelit, ndërsa tri ditë më vonë e pret Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Giresse ka pranuar se grupi nuk është i lehtë, ndonëse ka vlerësuar se ka mundur të jetë edhe më i vështirë. Francezi ka shtuar se synohet të paktën vendi i dytë në grup dhe se Zvicra mbetet favorite.

“Grupi mund të ishte më i ndërlikuar. E them këtë sepse do të mund t’i shihnim dy vende shumë të mëdha. Mund të kishim Francën dhe Gjermaninë. Në këtë grup, ka një mundësi. Sinqerisht, ka një mundësi. Zvicra është lart dhe pas saj do të duhet të luftojmë. Nuk them se është e lehtë, po them se është e mundur. Dhe pikërisht me këtë gjendje shpirtërore, duke pasur ambicie, mund të arrijmë diçka me ekipin tonë”, ka thënë Giresse.

Me kë e nisë dhe me kë e përfundon Kosova fazën kualifikuese në “Euro 2024”: Orar i përshtatshëm për Dardanët
Lexo po ashtu Me kë e nisë dhe me kë e përfundon Kosova fazën kualifikuese në “Euro 2024”: Orar i përshtatshëm për Dardanët

Ish ylli i futbollit francez edhe pak i bën një vit në krye të Kosovës dhe insiston se ndihet mirë dhe nuk i mungon asgjë. Madje thotë se para se të zgjidhej selektor ka pasur njohuri për Kosovën, kështu që kur iu bë oferta nuk hezitoi fare për ta pranuar.

“Këtë vend e kam njohur që kur isha ftuar për një vizitë dhjetë vjet më parë. Kur isha trajner i Senegalit, kisha propozuar një ndeshje miqësore edhe para se Kosova të anëtarësohej në FIFA. Kështu që ishte kjo lidhje dhe kur më kërkuan të vija unë thashë në rregull”.

“Kemi kushte të mira dhe gjithçka po funksionon mirë. Të gjithë janë në dispozicion për punë. Gjithçka që kërkoj, e kam dhe ju them se lojtarët janë vërtet shumë të vlerësuar në nivel njerëzor dhe shumë respektues për rolin që duhet të kenë me këtë ekip”, ka thënë Giresse.

Giresse ka folur për lojtarë cilësorët që ka në ekip, duke përmendur emra si Amir Rrahmani, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.

“Zhegrova dhe Zeneli bëjnë karrierë në Francë dhe nuk e kam problem ta menaxhoj këtë ekip. Ata u përmbahen kërkesave dhe dëgjojnë. Ka një shpirt të mirë brenda ekipit. Të gjithë janë të shpërndarë nëpër Evropë, asnjëri prej tyre nuk luan në vend. Ka lojtarë si kapiteni ynë që është te Napoli, që ka një dimension të madh për lojën. Ka lojtarë të tjerë që luajnë në Spanjë, ne kemi një nivel krejtësisht korrekt. E përfunduam mirë Ligën e Kombeve. Tani do të hidhemi në këtë betejën e kualifikimeve të Evropianit”.

“Kosova për nga historia e saj dhe pashmangshmërisht historia e ekipit kombëtar, ka vetëm gjashtë vjet që është anëtare e FIFA-s, është krejt e re, pra është një federatë shumë e re që po strukturohet, në kushte pune ku nuk ka asgjë për t’u ankuar. Është e organizuar mirë, çdo gjë është e planifikuar dhe kushtet janë shumë të mira. Dhe lojtarët që janë në një cikël profesional tani duan të mbrojnë vendin e tyre për shkak të historisë së këtij vendi”, përfundoi Giresse.

Giresse ka kontratë me FFK-në deri në fund të ciklit eliminator të Evropianit 2024, i cili përfundon në fund të muajit nëntor. Ai në kontratë ka të përfshirë edhe opsionin e vazhdimit të bashkëpunimit, varësisht prej suksesit që do ta ketë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Ligat tjera
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

Ligat tjera
Kalo në kategori