Ryan Giggs ka uruar mesfushori anglez, Gareth Barry për arritjen e tij të madhe në karrierën futbollistike.

Barry ka arritur të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori të kampionatit anglez, Ligës Premier.


Mesfushori i West Bromwich Albionit ka mbërritur në paraqitjen e tij të 633-të në futbollin anglez, duke ia thyer kështu rekordin, uellsiani Giggs.

Megjithatë, legjenda e Manchester Unitedit është i pari që ka uruar anglezin për këtë arritje kaq të madhe në karrierë.

giggs barry 1

“Përshëndetje Gareth, urime të madhe që keni thyer rekordin tim për më së shumti paraqitje në Ligën Premier”.

“Kjo është një arritje e madhe. E di që je profesionist, por të luash aq shumë ndeshje në nivelin më të lartë është me të vërtetë arritje e madhe”.

barrys team

“Urime shoku dhe shpresoj se do të luash edhe shumë ndeshje tjera”, ka thënë Giggs në një video të publikuar nga kanali zyrtar i Ligës Premier në Ligën Premier.

Ndryshe, pas Barryt me 633 paraqitje dhe Giggsit me 632, gjendet Frank Lampard me 609 sosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app