Getoar Selimi tregon një rast të pakëndshëm me një grua në parking: Më pengon kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull

Reperi i famshëm shqiptar, Getoar Selimi, ishte mysafir në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku rrëfeu një përvojë të pazakontë dhe jo shumë të këndshme me një vajzë në një parking.
Egla: Çfarë është një gjë të irriton më shumë në shoqërinë shqiptare që punon kundër gjinisë femërore, çfarë do të beje ti për ta ndryshuar?
Getoari: Shumë gjëra janë që nuk janë mire, por është edhe një gjë tjetër që kam filluar ta shoh shumë, a mos kanë marrë pak edhe gratë gocat kot?

Rudina: Çfarë do të thotë ‘ka marrë kot’?
Gatoari: Kjo ideja e të qenit gjatë gjithë kohës... sepse e merr përparësinë, e merr, e kanë marrë çdo gjë, e merr çdo gjë, e merr çdo gjë, pastaj, vjen një moment ku pak edhe keqpërdoret ajo domëthënë. Unë kam shumë raste që di dhe shoh që e keqpërdorin. Unë kam pasur një rast një ditë në një parking. Ne u parkuam normal dhe erdhi nje grua na bërtiti “pse parkuan këtu, unë s’mund të dal nga garazhi”, i thashë që në parking jam i parkuar.

“Por, unë jam femër, s’mund të dal aty, ju jeni invalid apo çka?”, tregon këngëtari se çfarë i tha ajo.
Getoari: S’po di kush është invalidi këtu. Po keqpërdoret kjo punë, nuk mendoj që gratë siç kanë qenë të shtypura si më herët, të drejtat janë të barabarta.
Kleoniki: Si do ta komentoje nëse do të ishte një burrë në vendin e parkimin.
Getoari: Unë nuk u zura.
Rudina: Pra, fakti që thotë “mos e li aty se jam grua ,te pengon, apo jo?
Getoari: Më pengon vetëm ideja kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull.
Këngëtari më tutje shpjegon tatuazhin në krah që kishte Mozartin dhe Ajnshtajnin, “Të dy janë të sëmurë”, tha ai. /Telegrafi/












































