Getinjo reagon pas njoftimit të Doganës për bllokimin e orëve luksoze të Mozzikut: Bëhet mirë

Pas njoftimit të Doganës së Kosovës për bllokimin e dy orëve luksoze që i përkisnin reperit Mozzik në Aeroportin e Prishtinës, ka reaguar edhe vëllai i tij, Getinjo.
Ai ka publikuar një postim në InstaStory, duke shpërndarë deklaratën zyrtare të autoriteteve doganore, e cila u publikua të mërkurën në Facebook.
Përkrah këtij postimi, Getinjo ka bërë një reagim të shkurtër: “Bohet mirë.”

Mozzik është bërë pjesë e lajmeve pas sekuestrimit të dy orëve luksoze nga Dogana e Kosovës në hyrje të vendit.
Bëhet fjalë për një orë Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë të përbashkët që kalon 1.3 milionë euro.
Sipas autoriteteve doganore, aksesorët nuk ishin deklaruar në hyrje të Kosovës, çka ka çuar në bllokimin e tyre.
Aktualisht, orët ndodhen në posedim të njësive doganore dhe do të qëndrojnë atje deri në një vendim të mëtejmë nga Prokuroria.



























































