Të premten është eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, modelja e njohur durrësake Vivien Thano.

Gjatë kohës sa ishte brenda, ajo krijoi një lidhje me reperin Getinjo, gjersa për shumë javë qëndroi pa të pasi ky i fundit vendosi të tërhiqej nga gara.


Tani pas daljes, Vivien është takuar menjëherë me të dashurin e saj i cili po e priste me padurim nga jashtë.

330264777 122077550790098 3710996510429756842 n

Ka qenë Getinjo ai i cili ka publikuar një fotografi të tijën dhe Vivien, ku shihet duke e përqafuar me shumë dashur pas arritjes në shtëpi.

tinjo

Ndërkohë entuziami në familjen Aliu për "nusen e re" duket të ketë qenë i madh, pasi vëllai i Getinjos reperi Mozzik, publikoi gjithashtu një InstaStory ku shihej një tupan.

Këtë ai imazh e publikoi si për të treguar që nga gëzimi, e kanë pritur nusen e re në shtëpinë e tyre me tupana. /Telegrafi/

mozzzz