Barcelona është mposhtur nga Getafe me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në La Liga.

Katalunasit janë befasuar në udhëtim te Getafe, pasi janë mposhtur vetëm një javë para El Clasicos ndaj Real Madridit.


Goli i vetëm për vendasit e Getafes e shënoi Jaime Mata në minutën e 56-të nga penalltia.

Lojtarët më të vlerësuar të ndeshjes ishin Lionel Messi dhe Damian Suarez, të cilët u notuan me 7.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për rezervistët e Barçës, Riqui Puig, Francesco Trincao dhe Martin Braithwaite që u notuan me 6.0.

Getafe:

notat barca e1602968801208

Barcelona:

notat barca 1 e1602968827421

/Telegrafi/

telegrafi sport app