LAJMI I FUNDIT:

Geta Beqa triumfon në Spanjë, vazhdon të përfaqësojë Kosovën dinjitetshëm në botë

Geta Beqa triumfon në Spanjë, vazhdon të përfaqësojë Kosovën dinjitetshëm në botë

Nuk kanë të ndalur sukseset e bodybilderes nga Kosova, Getta Beqa.

Ai ka fituar vendin e parë në garën e fitnesit “IFBB ELITE PRO” në kategorinë Wellness Fitness, duke u përballur kështu me një konkurrencë të madhe.

“Ndjehem shumë e privilegjuar që arrita të përfaqësoj Kosovën në ELITE PRO MADRID, ka qen një periudhë shumë e vështir për mua për Schengen Visa dhe akoma kam problem. Spanja më bëri ftes speciale, sepse më vlerësojnë si atlete të kompletuar, ku unë në vitin 2017 kam marr dy tituj ne Spanjë”.


https://www.instagram.com/p/BjQNlF0jrm8/

“Kampionatin Evropian dhe Arnold Classic Europa, unë kam ende motiv të vazhdoj në garat Profesionale dhe mos të ndalem deri tek Kampionati Botëror. Dua ta falënderoj Ministrin e MKRS-së Kujtim Gashi që më mbështeti financiarisht, të jem pjesë e garës Profesionale në Madrid. Unë premtoj që do sjell edhe këtë vit kupën botërore”, ka shkruar Gentiana në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BjSDzmzDmAw/

Me këtë rast nuk ka munguar edhe komenti i Ministrit të Kulturë, Rinës dhe Sportit, Kujtim Bashi:

“Geta Beqa kampione, fiton kupën në Madrid. Në garën e fitnesit “IFBB ELITE PRO” në kategorinë Wellness Fitness, Geta përfaqësoi Republikën e Kosovës. Sportistët tanë tashmë në çdo garë ndërkombëtare po triumfojnë duke na sjellur shumë medalje. Jashtëzakonisht i lumtur me suksesin e tyre, dhe shumë i kënaqur qe si Ministri mbështetëm financiarisht pjesëmarrjen e Getës në këtë garë, dhe po ashtu po mbështesim fuqishëm edhe shumë sportistë tanë të mrekullueshëm”, ka shkruar Gashi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori