LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla për Der Standard: Kërcënimi me masa ndaj Kosovës, gabim i rëndë strategjik i Perëndimit

Gërvalla për Der Standard: Kërcënimi me masa ndaj Kosovës, gabim i rëndë strategjik i Perëndimit

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, në një intervistë për të përditshmen austriake, Der Standard, ka thënë se perëndimi duhet të ndryshojë strategjinë e tij në Ballkan dhe të jetë më i ashpër ndaj Serbisë.

Gërvalla ka thënë se kërcënimi ndaj Kosovës me sanksione është një gabim i rëndë strategjik nga Perëndimi.

“Është një gabim i rëndë strategjik. Kërcënimet kundër një demokracie, shteti aleat i cili mbron ligjin dhe përfaqësuesit e zgjedhur kundër kriminelëve të dhunshëm që përdorin granata dore kundër ushtarëve të KFOR-it, janë një sinjal fatal”.


Sipas Gërvallës masat ndaj Kosovës në këtë situatë do të ishin sinjal për të përshkallëzuar situatën dhe sipas saj presidenti i Serbisë vazhdon të përshkallëzojë atë.

Liderët e BE-së kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Liderët e BE-së kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

“Forcat speciale serbe kanë hyrë brenda territorit tonë dhe kanë rrëmbyer tre policë. Ky agresion i hapur është në alarm të kuq: kështu filloi luftërat e tij në vitin 1991 ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviç. Ne kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë se do të ketë vdekje nëse Vuçiq nuk ndalet. Shembulli do të lërë gjurmën e tij shumë përtej rajonit”, tha ministrja e Jashtme, përcjell Telegrafi.

Shefja e diplomacisë në këtë intervistë ka thënë se këto veprime do të vënë në dyshim besueshmërinë e Perëndimit në situatën globale.

Gërvalla tutje ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike edhe për miqtë e saj më të ngushtë.

“Në çdo rast, ne do të mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin e së drejtës dhe demokracinë”, ka deklaruar tutje Gërvalla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori