LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla në Koalicionin kundër DAESH: Kosova, partnere e qëndrueshme në luftën kundër terrorizmit

Gërvalla në Koalicionin kundër DAESH: Kosova, partnere e qëndrueshme në luftën kundër terrorizmit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po merr pjesë sot në takimin e Koalicionit Global Kundër Daesh (ISIS/ISIL), që po zhvillohet në Romë të Italisë, në prani të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken; nikoqirit të takimit, ministrit të Jashtëm të Italisë,Luigi Di Maio, sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, si dhe zëvendëskryeministrave dhe ministrave nga e gjithë bota.

“Gjatë fjalës së saj, ministrja Gërvalla ka theksuar para homologëve të saj dhe përfaqësuesve diplomatik nga e gjithë bota, se Republika e Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të suksseshëm në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe është partnere e qëndrueshme në luftën kundër terrorizmit global”, thuhet në njoftim.


Gërvalla ka nisur fjalimin e saj duke kthyer në vëmendjen e të pranishmëve faktin që shtetësia e Kosovës erdhi pas përjetimit të luftës dhe gjenocidit kundër popullatës civile, e cila u shpëtua vetëm falë një koalicioni të kombeve të civilizuara. Ajo theksoi që ky fakt është i rrënjosur thellë në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës.

“Si një vend i vogël me vetëm 1.9 milion banorë, jemi krenarë që jemi një partner i qëndrueshëm në këtë koalicion global. Kosova është një vend me një popullsi kryesisht myslimane. Por harmonia dhe toleranca jonë ndërfetare janë pjesë e identitetit tonë që prej shekujsh. Të shohësh një kishë dhe një xhami që ndajnë të njëjtin oborr, në Kosovë nuk është asgjë e jashtëzakonshme”, tha Gërvalla.

Marrë në konsideratë këtë trashëgimi, Gërvalla ka thënë se kur disa shtetas të Kosovës kishin nisur t’i bashkoheshin ISIS-it, institucionet e vendit kishin reaguar menjëherë. Ajo ka shpjeguar masat e ndërmarra për t’i mbajtur përgjegjës ata që kishin kryer krime në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë ka theksuar edhe përkushtimin institucional për të riintegruar të gjithë të kthyerit.

“Jemi duke u përkujdesur posaçërisht për gratë dhe fëmijët e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i kthyer ata në një jetë normale, të shpresojmë, edhe një të ardhme të lumtur për ta. Ne jo vetëm që kemi arritur t’i kthejmë fëmijët në shkolla, por ofrojmë gjithashtu mbështetje edhe psikologjike për ta dhe për nënat e tyre. Për më tepër kemi krijuar programe për de-radikalizim, në të cilat përfshihen madje edhe personat që ndodhen në arrest”, ka thënë ajo.

Kryediplomatja kosovare ka theksuar gjithashtu kontributin përmes prezencës së trupave kosovare në këtë koalicion. “Jemi shumë krenarë të kontribuojmë në këtë koalicion që nga ky vit me një numër simbolik të trupave tona. Falënderojmë Kuvajtin për mikpritjen dhe trupat amerikane për mbështetjen e ofruar për ushtarët tanë të guximshëm, si në rrafshin profesional ashtu edhe në atë personal”, ka shtuar ndër të tjera Gërvalla.

Gërvalla ka siguruar që Kosova do të mbetet një partner serioz i koalicionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Lajme
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Kronikë e Zezë
KFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?

KFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?

Lajme
Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Kalo në kategori