Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz priti në takim ambasadoren jo rezidente të Letonisë në Kosovës, Elita Kuzma.

Sipas njoftimit për media thuhet se Gërvalla falënderoi ambasadoren Kuzma për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.


"Në vazhdim, ministrja Gërvalla njoftoi ambasadoren Kuzma për arritjet dhe reformat e shumta në vendin tonë si në demokraci, sundim të ligjit, të drejtat e komuniteteve jo shumicë dhe fusha të tjera, teksa e informoi për kërcënimet e vazhdueshme dhe agresionin e Serbisë kundër Kosovës që kulmoi me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

410060676 764038219086389 3411758812658463432 n

Kosova do të mbrojë integritetin territorial të saj dhe njëkohësisht së bashku me vendet aleate, partnere dhe mike angazhohet për ruajtjen e stabilitetit të rajonit duke synuar edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë", bëri të qartë Gërvalla, thuhet në njoftim.

Gërvalla theksoi se Republikën e Kosovës dhe Republikën e Letonisë i bashkojnë vlerat e përbashkëta dhe se të dyja vendet kanë kaluar sfidat e ngjashme në rrugëtimin e tyre për Liri e Pavarësi.

Gjatë takimit pati pajtueshmëri që marrëdhëniet dypalëshe në mes dy vendeve të thellohen edhe më tej, përderisa ambasadorja Kuzma ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Republikës së Letonisë për Republikën e Kosovës në rrugën e saj integruese euro-atlantike. /Telegrafi/