LAJMI I FUNDIT:

​Gërvalla e Valtonen diskutojnë për zhvillimet në veri

​Gërvalla e Valtonen diskutojnë për zhvillimet në veri

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur të enjten në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Ministrja Donika Gërvalla theksoi se kanë diskutuar për sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe agresionin rus. T

Teksa deklaroi se Ura e Ibrit duhet të hapet, ajo tha se në këtë takim kanë diskutuar edhe për zhvillimet në veri.


“Ne në Kosovë e kuptojmë më shumë se kush rëndësinë e vlerave demokratike. Ne jemi të përkushtuar të forcojmë marrëdhëniet me NATO-n. Kemi zhvilluar edhe për zhvillimet në veri dhe për Urën e Ibrit”, tha ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen tha se Finlanda vazhdon të jetë shtet mik i Kosovës.

Më tej ajo ka shtuar se Finlanda mbështet Kosovën në procesin e dialogut.

“Kemi biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Finlanda është e gatshme që të bëjë çka është e mundur për të përkrahur këtë proces. Finlanda është më së e gatshme që të punojë intensivisht për të forcuar raportet tregtare. Ne diskutuam për agresionin e Rusisë në Ukrainë. Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë”, tha ajo. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori