Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard ka zgjedhur fjalët më të mira për yllin brazilian, Phillipe Coutinho, i cili shkëlqeu ndaj Leeds Unitedi në ndeshjen e të mërkurës mbrëma.

Aston Villa ishte afër të siguronte një fitore të madhe në Ligën Premier ndaj Leedsit, por përkundër epërsisë 3-1, në fund ndeshja u mbyll me barazim 3-3.


Ylli i skuadrës vendasve padyshim se ishte Coutinho, i cili shënoi një gol dhe pastaj dhuroi dy asistime për bashkëlojtarin e tij, Jacob Ramsey.

Paraqitja e ‘magjikut’ brazilian është duartrokitur edhe nga trajneri i tij Gerrard, i cili ka zgjedhur fjalët më të mira për Coutinhon.

“Duke parë paraqitjen e Philippes sonte (e mërkurë), jo vetëm golin dhe asistimet e tij, nëse nuk ju pëlqen të shikoni, nuk duhet të shikoni futboll”.

“Kjo ishte absolutisht e bukur, disa nga gjërat që ai ka bërë ishin fantastike”, ka thënë Gerrard pas ndeshjes.

Ndryshe, Coutinho ka tri gola dhe tri asistime në tri ndeshje deri tani në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app