Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka gërmuar me pajisje të rënda në një shkëmb afër rrugës në një fshat të Leposaviqit.

Policia në raportin 24 orësh njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, inspektorët e Mjedisit dhe inspektorët e Minierave


“Fsh. Popovc, Leposaviq 19.05.2025-13:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke gërmuar me pajisje të rënda një shkëmb afër rrugës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, inspektorët e Mjedisit dhe inspektorët e Minierave, ku pas verifikimit është vërtetuar se i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/