Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa ka pozuar për kopertinën e Vogue Mexico gjatë qëndrimit të saj në Madrid.

Partnerja e Cristiano Ronaldos u shfaq me një stil të rafinuar, duke kombinuar një këmishë të thjeshtë me një fund elegant dhe taka stiletto, ndërsa dukjen e plotësoi me flokë të mbledhura dhe aksesorë minimalë.


Ajo ndau edhe imazhe nga kopertina e saj në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen e fansave, shkruan DailyMail.

Georgina mbërriti në Spanjë pas pjesëmarrjes në një event mode në Romë, ndërsa Ronaldo ndodhet në një periudhë jo të lehtë, pasi ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe është në proces rikuperimi.

Çifti, që janë bashkë prej vitesh dhe u fejuan në vitin 2025, vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar, duke tërhequr vëmendje si me jetën personale ashtu edhe me paraqitjet publike. /Telegrafi/