E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, sërish tronditi rrjetet sociale me postimet e saj të fundit.

Kësaj radhe, Georgina u shfaq në një kombinim të bardhë që nxirrte në pah linjat e saj, duke lënë ndjekësit në Instagram, të cilët numërojnë 52.9 milionë, të mahnitur.


Postimet e reja të 29-vjeçares morën një përgjigje të madhe duke grumbulluar kështu mbi 584 mijë pëlqime.

Screenshot 11 19 Foto: Screenshot/Instagram

"Një ditë e mrekullueshme në punë", ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Ndjekësit nuk ngurruan të shprehnin pëlqimin e tyre në seksionin e komenteve, duke pohuar se Ronaldo është "i bekuar" që është me të.

Screenshot 12 19 Foto: Screenshot/Instagram

Njëri nga fansat shkroi: "O Zot! CR7 është vërtet i bekuar”.

“Vajzë e bukur”, “E mahnitshme”, “Mbretëreshë” - qenë disa nga komplimentet e tjera që mori.

Screenshot 13 15 Foto: Screenshot/Instagram

Cristiano Ronaldo aktualisht është pjesë e skuadrës Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku u transferua nga Manchester United vitin e shkuar.

Sulmuesi i shkëlqyer aktualisht luan me emra të njohur të futbollit si: Sadio Mane, Aymeric Laporte dhe Marcelo Brozovic. /Telegrafi/