LAJMI I FUNDIT:

Georgievski: Në OBRM-PDUKM dikush ka patriotizëm të rrejshëm

Georgievski: Në OBRM-PDUKM dikush ka patriotizëm të rrejshëm

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski për emisionin “analiza 24”, tha se e di se sa miq të fort kanë grekët dhe se çfarë pozite të vështirë gjendet Maqedonia. Ai gjithashtu kritikoi edhe partin opozitare OBRM-PDUKM duke u thënë se dikush mundohet të shes patriotizëm të rrejshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E di se sa miq të fort kanë grekët, e di se sa e vështirë është pozita jonë, u bë mirë që ju gjet një njeri që ta zgjidh këtë çështje e cila e ka munduar shtetin për 20 vjet. Unë mendoj se është e vështirë që të udhëhiqet një proces i tillë, kam qenë në një pozitë të tillë, kam qenë në funksionin përgjegjës që mund të vendos”. thotë Georgievski.


Ai gjithashtu ka kritikuar politikën aktuale të OBRM-PDUKM-së, i cili është edhe një ndër themeluesit e saj.

“Nuk mund ta sqaroj patriotizmin e rrejshëm tek anëtarët e OBRM-PDUKM-së, kur i dëgjojmë ato bëjnë gjithçka që ta mbrojnë identitetin e tyre, çka unë e kam kritikuar. Nuk mund pa e cituar një televizion e cila është kritike kundër “tradhtarëve” e cila ka koncept në cilën kanë film “Beteja e Neretvës”, por keni edhe “Kur ajo atje këndon” por keni edhe emisione informative ku tregojnë se sa janë patriot, por pastaj përsëri japin ashtu filmi “ura e beqarit”. Ajo është propagandë e cila është projugosllave, diçka çka ishte pasqyrë e OBRM-PDUKM-së në 11 vitet e qeverisjes”, tha Georgievski.

Ai shtoi se për 11 vitet e qeverisjes së Nikolla Gruevskit ia ka shpërlarë trurin popullit dhe është munduar të bëjnë “revolucion të vërtet” në histori, diçka që nuk ekziston në historiografinë tonë reale, për të cilën tani e gjithë bota po na qesh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori