LAJMI I FUNDIT:

Georgievski: Goshevi bashkë me OBRM-PDUKM-në bankrotuan Bankën e Maqedonisë (Foto)

Georgievski: Goshevi bashkë me OBRM-PDUKM-në bankrotuan Bankën e Maqedonisë (Foto)

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, Ljubçi Georgievski, e ka kritikuar ashpër Petar Goshevin, duke i thënë se ka qenë për pesë vite në shërbim të Nikolla Gruevskit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai e akuzon Goshevin se i ka mbrojtur politikat e OBRM-PDUKM-së dhe i kërkon, siç thotë, që të sqarojë se si bashkë me OBRM-PDUKM-në e bankrotuan Bankën e Maqedonisë.


Sipas Georgievskit, kjo bankë është e vetmja që nuk u likuidua për shkaqe financiare./Telegrafi/