LAJMI I FUNDIT:

Georegievski: Do të bëjmë koalicion me OBRM-PDUKM-në nëse na japin pozitën e kryeministrit

Georegievski: Do të bëjmë koalicion me OBRM-PDUKM-në nëse na japin pozitën e kryeministrit

Ish-kryeministri i Maqedonisë, njiherit kryetar i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski i ka akuzuar Lidhjen Demokratike dhe FRODEM-in për dështim të bisedimeve për një bllok të përbashkët për zgjedhjet e radhës të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi qëllimisht i ka ”minuar” bisedimet, duke deklaruar se ”kanë shpërthyer kungujt”, përderisa bisedimet kanë qenë duke vazhduar. Ai bëri të ditur se nuk ka kërkuar që të nënshkruhen deklarata për moskoalicionim me OBRM-PDUKM-në.

Georgievski ka deklaruar se në mbledhjen e komitetit qendror do t’i shqyrtojnë mundësitë e aktivizimit të bisedimeve për një bllok të djathtë, që sipas të gjitha gjasave do të përbëhej nga OBRM-Popullore, Të bashkuar për Maqedoni dhe nga Dinjiteti.


Megjithatë, ish-kryeministri, dhe kryetar i tanishëm i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski lë të kuptohet se ka gjasa që të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM-në, kryetar i së cilës ishte dikur.

”Hipotetikisht, nëse në këto zgjedhje fitojmë 15 deputetë dhe OBRM-PDUKM-ja na ofron që me ndihmën e tyre të formojmë një qeveri pakice, atëherë do të kishim pranuar”, ka deklaruar Georgievski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori