E reja nga Tirana, Gentja Turabi, tashmë ka një traditë të shkëlqyer në modelizëm dhe aktivitete të tjera lidhur me këtë fushë specifike të artit (universal). Ajo, ka sfiduar shumë sfilata mode, ka shfaqur talentin e saj prej një femre model për modelizëm, kurse po e provon veten edhe në aktrim dhe, mbase një ditë edhe në film, ose televizion. Ajo ka një pamje madhështore dhe nuk thuhet kot, të gjitha pasqyrat ku ajo qe parë, humbën shkëlqimin nga sytë e saj krenare'.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Si iu lindi kjo dëshirë për t’u marrë me modelizëm, ose si shpërtheu talenti juaj për këtë fushë specifike dhe jo shumë e njohur tek ne?
Atëherë, unë me sfilatat kam filluar që kur kam qenë e vogël. Bënim miss klasën dhe mbaj mend që edhe kam kënduar këngën Albania. Në ndërkohë, në klasën e katërt të shkollës së mesme kam marrë pjesë në sfilatat e modës të shkollës, ku pastaj, pas dy vjetësh kam qenë e ftuar tek, E Diela shqiptare, prej nga, pasi kalova konkurrencën, u kualifikova për të marrë pjesë tek Coin Fashion, pastaj Etam fashion (linja intime për femra), pastaj tek Tirana Fashion week, ku prezantova veshje të stilistëve italianë, si Napolitano, te stilitit maqedonas Sekiraski, te Gjeraldines, të stilististëve nga Kosova Ilirida dhe Tabia dhe tek Joni Peçit, organizatorit të spektaklit, Tirana Fashion week. Gjithashtu kam qenë edhe figurante në reklamat për AMC dhe Albtelekom si dhe tek reklama e një produkti për dobësim formoline.
Momentalisht jam zgjedhur për aktore të një klipi për një këngë shqiptare të Ernis Çilit, me titull, Ti nuk je! Por, ambiciet e mija shkojnë edhe më larg. Planifikoj të depërtoj edhe në teatër, në film apo në televizion.
Nuk është gabim, mbase, të ëndërrosh, as mëkat të shpresosh, them unë.
Si e kupton ti, modelizmin?
Për mua modelizmi është një art i jashtëm me përmasa universale, sepse e bukura është universale, por është edhe art i brendshëm, sepse, në momentin që shkel dërrasat e podiumit, atëherë duhet të vie në shprehje pamja e jashtme, por edhe shpirti artistik. Janë lëvizjet, shikimet, emocionet, buzëqeshjet…ato që një modeliste e bëjnë të duket e bukur dhe e pëlqyer. Dikush e kupton modelizmin si një ecje e rëndomtë në skenë, mjafton të jesh e bukur dhe, mbaroj puna. Jo, bukuria është vetëm një segment, kurse elementet që i ceka më lartë, janë shumë më të rëndësishme. Pra, nganjëherë pamja e brendshme e pushton pamjen e jashtme, sepse kërkohet suptilitet, elegancë, sharmë, butësi, shikim depërtues dhe impenjim. Nuk thuhet kot, fol të të shoh, të të njoh…
A ka shumë femra që merren me modelizëm dhe sa çmohet ky art në Shqipëri?
Ka femra shumë të bukura, por edhe djem të bukur. Shqiptarët janë racë e bukur dhe kjo bën që modelizmi të marrë krah edhe jashtë kufijve tanë. Femrat e bukura dhe të gjata, skofiare dhe krenare, elegante dhe sharmante, të zgjuara dhe me ego të fortë, janë model për modelizmin. Kjo vlen edhe për çunat. Mund të them se modelizmi në Shqipëri, por besoj edhe në Kosovë, sepse një racë jemi, po e gjen rrugën e vet dhe do të ketë perspektivë të ndritshme.
Jeni shpesh në skenë, ku mund të thuhet se e dominoni skenën, e pushtoni atë. Pra, keni fituar një popullaritet dhe tashmë keni rënë në sy….për bukuri. Është ndjenjë e mirë kjo, apo?
Kjo i ka dy anët e saj të medaljes. Të qenit e vërejtur (e famshme) është diçka për të cilën të gjithë punojnë, por edhe ka diçka që të pengon, sepse duhet të përballosh dinamizmin, pastaj lodhjen, e pse jo edhe ngacmimin, hahah. Por, ia vlen të paguash çmimin e të qenmit e famshme. Unë jam në fillimet e famës dhe kjo po më pëlqen. Jetën nuk e kam monotone, nuk jam e izoluar, e tërhequr dhe kjo i jep kuptim punës që bëj, pra i jep kuptim jetës? Zaten, jeta është një fletë e bardhë, në të cilën duhet të vihen shkronjat për t’i dhënë kuptim letrës.
Keni edhe shume adhurues, merrni shumë letra, keni shumë miq, madje jeni edhe në FB, e përballoni dinamikën, tundimin, mund ta ruani drejtpeshimin (mendor)?
Mund të them se jam shumë e angazhuar, saqë dita më duket shumë e shkurtër. Ndodh që me nga një javë nuk arrij t’i shoh prindërit e mi. Bëjmë shumë prova për sfilata, bëjmë udhëtime, kemi lodhje fizike dhe artistike, por tashmë jam mbërthyer në këtë punë dhe e përballoj me qetësi e harmoni. Arti nuk është i lehtë dhe nuk bën të tallesh me të. O, duhet sakrifikuar për artin, o duhet lënë që në fill.
Unë, mendoj se po arrij ta menaxhoje punën time dhe deri tashti jam shumë e kënaqur me atë që bëj. Sa i përket miqve kam shumë dhe nga ta marrë shumë komplimente, të cilat më japin forcë dhe kurajo për të vazhduar në karrierë. Gjeje kohë edhe për FB, sa për t’i përshëndetur miqtë e mi të shumtë (aty jeni edhe ju, por nuk bie pre e fb-së). Mund të them se edhe lexoj shumë, kurse përpiqem edhe të shkruaj poezi, të cilat janë për shpirtin tim. Unë jam krenare që marr vlerësime gjithfare.
Bie fjala për mua thuhet se jam madhështore, hyjnore, engjëllore…këto fjalë, sikur më mbajnë gjallë dhe them se, megjithatë jeta është e bukur…dhe është bukur të jesh e bukur…edhepse thuhet se e bukura është pak tragjike?
Jeni ju pak tragjike, meqë jeni e bukur?
Hmmm?!…a dini si, Shaqa, kam arritur në përfundim se dashuria irriton, zhduket, pikëllon…por njeriu duhet të pajtohet me realitetin dhe të kuptojë se në këtë jetë nuk ka vetëm një dashuri. Unë, disi, konsideroj se kam një ego të fortë dhe nuk e pranoj lehtë ta gjej një djalë, sikurse thuhet, por kam dëshirë që atë ta pushtoj, hahah dhe tashti kush pranon të pushtohet, madje as nga bukuria, hahahh…se jep jetën njëri, joooooo për një femër të bukur. Janë të rrallë ata njerëz dhe më saktë s’ka të tillë. Por, një surprizë, një ditë do të vie dhe, edhe unë si një kala ,do te pushtohem, do te bie, hahat.
Më kujtohet kur ma keni uruar Shën Valentinin dhe unë ua kam kthyer se për mua është Shën varrimi. Kjo,mbase flet për diçka, por është mirë që gjithmonë diçka mbetet diçka, hahah. Më duket ju, Shaqa, e keni plasuar në FB një thënie interesante ‘Gjithmonë, gjithkujt do t’i mungojë diçka’, ose ‘Gjithkush ka diçka, që i mungon….’
Si e mbani vijën e bukur të trupit?
Trupi im është dhuratë e natyrës dhe pak e kujdesit tim. Kam kujdes në ushqim dhe mund të them se jam vegjetariane.
Sa fëmijë keni dëshirë t’i keni?
Hahhha, njëherë të martohem… e pastaj…sa ka thënë Zoti. Nëse varet nga dëshira, atëherë unë kam dëshirë të kem dy fëmijë binjak me sekse të ndryshëm dhe kam një profeci se kjo ëndërr do të më realizohet. Besoj se do të jenë të bukur dhe do të mjaftojnë. Cilësinë e çmoj shumë. Gjërat e bukura janë të pakta. Cilësia është edhe sasi, sasia nuk është cilësi!
Si keni dëshirë të duket miku i juaj i jetës?
Kam dëshirë që njeriu im të më shikoj me zemër e jo me sy se, shpesh syri mashtron dhe zemra (nuk) gabon! E çmoj inteligjencën, korrektësinë, sinqeritetin dhe mbi të gjitha besnikërinë. Por, nuk e di kur do të vie ai çast, kur njerëzit do të kenë sy dhe vesh me ndie. Po pres, nuk po nxitoj, nuk po ngadalësoj. Për mua familja është e shenjtë dhe bërthama e shoqërisë. Bukuria është e bukur, vetëm nëse është prezente edhe krenaria dhe dinjiteti. Nuk ka bukuri, nëse shkelet me këmbë nga akëcili dhe nëse ajo baltohet dhe shpërfytyrohet skajshmërisht e pafytyrësisht. Femra e bukur, duhet të mbetet e bukur edhe në karakter dhe e pastër edhe në moral!.
Kur jemi këtu, si duhet të duket femra sot?
Me ego të fortë, me dinjitet, nuk duhet të nënshtrohet, të gjunjëzohet, por të jetë krenare dhe e pamposhtur…se vetëm kështu çmohet më shumë. Nuk thuhet kot, kënaqësitë e rinisë, i paguan në pleqëri. Nuk ka më fyese për femrën se marrja nëpër gojë e saj, si një femër e shfrenuar dhe që lëkurën e vet e shet, aq lehtë….mjerë për ato që nuk bëjnë llogari për veten e vet!
Pra, të jenë vetja e tyre dhe të mos bien në gracke, në kthesën e parë.
Kur do t’iu shohim në Kosovë?
Jam shumë e përmalluar për Kosovën dhe do të vie në rastin e parë. Jam krenare që jam shqiptare. Kjo ndoshta për dikënd tingëllon si patetike, por për mua është jetike. Isha shumë krenare kur barta flamurin kombëtar në një duel të boksierit tonë, Qato dhe kur Qato fitoj dhe flamuri kombëtar, që mbaja në duar valëzoi, u ndjeva shumë e lumtur dhe e emocionuar.
Si duket një ditë e Gentjes?
Zgjohem shumë herët në mëngjes, pasi shtëpinë e kam shumë larg nga lidhja me punën (punoj në Helvetica Profarm) dhe për ta zënë orarin, më duhet të udhëtoj disa minuta, pastaj kthehem, përgatis drekën, lexoj, shfletoj diçka, shikoj TV, internetin…kështu ikën dita dhe nata, me ëndrra të gjata dhe nganjëherë të bezdisshme. Mundohem që jetën mos ta shikoj si një ëndërr, por si një realitet, i cili herë kënaq, herë godet…
Faleminderit për intervistën Gena?
Faleminderit juve, Shaqa.
Mirupafshim, së shpejti në Kosovë?
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë