LAJMI I FUNDIT:

Genta Ismajli tregon vështirësitë e komunikimit në fillimet e lidhjes me biznesmenin turk: Flisnim me ‘google translate’

Genta Ismajli tregon vështirësitë e komunikimit në fillimet e lidhjes me biznesmenin turk: Flisnim me ‘google translate’
Foto: Huseyin Usta/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka festuar së fundmi bashkë me të dashurin e saj një vjetorin e njohjes së tyre.

Në një intervistë për “Who”, ajo ka treguar shumë të pathëna lidhur me mënyrën se si u njohën këngëtarja dhe biznesmeni i njohur turk.

Ndër të tjerash, Genta ka treguar një fakt interesant, se si në fillimet e tyre, çifti kishin folur me google translate, ngase asnjëri nuk njihnin gjuhën amtare të partnerit.


Foto: Genta Ismajli/Instagram

Mirëpo Genta thotë se tashmë dyshja e kanë rregulluar problemin e komunikimit, pasi ajo ka mësuar tashmë pak turqisht, ndërsa i dashuri i saj po ashtu ka filluar të flasë pak shqip.

“Kur hyra në restorant ditën tjetër, Usta më kishte blerë lule natyrale dhe m’i kishte lënë në pjatë. Të gjithë më thonin këto lule janë për ty, ky është vendi yt dhe unë e kuptova që ato lule ishin prej tij. Pastaj kemi nisur sërish të flasim, pyetja e parë që më bëri atë ditë ishte nëse kisha apo jo të dashur. Edhe pse nuk kuptoheshim mirë, pas as ai s’dinte anglisht dhe as unë turqisht, i thashë jo. Ai e keqkuptoi, mendoi se kisha dhe ia sqarova pastaj me gjeste. Prej asaj dite kemi nisur të komunikojmë me google translate”, ka rrëfyer fillimisht këngëtarja.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

E pyetur nëse ka qenë i vështirë komunikimi, Genta pranoi se një gjë e till ishte e vështirë në fillim, por jo tani më.

“Nuk ka qenë fare i vështirë. Asnjëherë nuk na kishte ndodhur, as mua, as atij, të flisnim me dikë me google translate. Tani kemi mësuar pak nga gjuhët e njëri-tjetrit dhe komunikimi është bërë më i thjeshtë. I kam mësuar dhe pak shqip”, ka rrëfyer këngëtarja Ismajli.

Genta përndryshe këtë verë solli një bashkëpunim me këngëtarin Marsel, të titulluar “Çka me bo” – këngë kjo e cila u prit mire nga fansat e saj. /Telegrafi/

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Qau me dënesë kur doli nga BBVA, banorët vënë në dyshim raportin e Valbonës me Jozin, banorja : E kam vetëm shok

Qau me dënesë kur doli nga BBVA, banorët vënë në dyshim raportin e Valbonës me Jozin, banorja : E kam vetëm shok

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Magazina
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Kalo në kategori