LAJMI I FUNDIT:

General Electric premtojnë përforcim të bashkëpunimit me Qeverinë e RM

General Electric premtojnë përforcim të bashkëpunimit me Qeverinë e RM

Sot, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev realizuan takim pune me drejtorin e përgjithshëm për Evropën Juglindore të General Electric, Gaetano Massara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e General Electric kanë shprehur pritjet për bashkëpunim më të madh në të ardhmen me Qeverinë dhe është theksuar se ekziston interesim i madh për investime në energjetikë dhe është cekur kënaqësia në lidhje me nismën e Qeverisë për projektimin e ligjit të ri për energjetikë, thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë së RM.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Kryeministrit Zaev, ai ka theksuar punën intenzive që bën Qeveria në krijimin e klimës stabile për investime, gjë që do të siguronte investimet e huaja në vend. Si projekte me rëndësi të madhe kryeministri Zaev ka përmendur investimet kapitale që planifikohen në sferën e energjetikës me qëllim të zvogëlimit të varësisë së vendit duke rritur prodhimin e energjisë elektrike me përdorimin e të gjitha potencialeve vendore.

Në takim është konstatuar se në vend ndjehet ndryshim në klimën e biznesit, gjë që konsiderohet si parakusht i rëndësishëm për tërheqje të investimeve të huaja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori