Gena dhe Besart Berisha formojnë shqiponjën (Foto)

Njëri është i mirë në rolin e tij në futboll, tjetri është i mirë si këngëtar në muzikën që bën. Fjala është për sulmuesin Besart Berisha dhe këngëtarin Gena.
Dyshja ka darkuar në mbrëmjen e së dielës së bashku, ndërsa pas darkës kanë bërë edhe një fotografi tipike shqiptare duke formuar shqiponjën me duar.
Sulmuesi i skuadrës australiane Melbourne Victory, Besart Berisha, është duke i kaluar pushimet në Kosovë, pushime të merituara pasi erdhi në vendlindjen e tij si kampion duke i bërë krenarë gjithë popullin shqiptar me të arriturat e tij.
Këtë dyshe e ka bashkuar në darkë ish-futbollisti i njohur dhe tani menaxher i Genës, Enis Fetahu, i cili ka lidhje familjare me sulmuesin fantastik, Berishën. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































