Gelson Fernandes: Bundesliga rikthehet në fund të muajit maj

271:"FREIBURG GERMANY - AUGUST 25: Gelson Fernandes of Eintracht Frankfurt reacts during the Bundesliga match between Sport Club Freiburg and Eintracht Frankfurt at Schwarzwald-Stadion on August 25, 2018 in Freiburg, Germany. (Photo by Michael Kienzler/Bongarts/Getty Images) 21:"Bongarts/Getty Images
Gelson Fernandes ka befasuar të gjithë, duke thënë se Bundesliga do të rikthehet në fund të muajit maj.
Futbolli aktualisht është i suspenduar shkaku i coroanvirusit, derisa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur mund të rikthehet.
Fernandes ka bërë të ditur se Bundesliga planifikon të rikthehet në muajin maj.
“Kur ne të kthehemi, do të luajmë me dyer të mbyllura”, ka thënë anëtari i skuadrës gjermane.
“Mendoj se do të jetë në fund të majit. Është e pamundur të mendosh se në qershor, korrik dhe gusht ne do të luajmë para 50 mijë tifozëve. Do të ishte gabim”, ka thënë shtuar më tej Gelson Fernandes.
Pritet të shihet nëse kjo deklaratë do të qëndrojë, apo do të shtyhet edhe më tej liga gjermane. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































