LAJMI I FUNDIT:

Geci: Për krimet politike të Thaçit do të dëshmoj në Gjykatën Speciale

Geci: Për krimet politike të Thaçit do të dëshmoj në Gjykatën Speciale

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci ka thënë se do të dëshmojë në Gjykatën Speciale, për siç tha ai, krimet politike që i ka bërë Hashim Thaçi.

Geci tha se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Hashim Thaçin, kishin dhënë urdhrin e vrasjes së kolonel, Ahmet Kraniqit.


Gani Geci tha se Hashim Thaçi, sot president i Kosovës, është përgjegjës për krimet politike në Kosovë. Sipas tij, Thaçi qëndron pas vrasjes së ish ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit, Bekim Kastratit, Besim Dajakut e Smajl Hajdarajt.

Këto deklarata, Gani Geci i bëri pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

“Hashim Thaçi ka qenë urdhër-dhënësi i vrasjes së Ahmet Krasniqit, nuk është me rëndësi kush e ka bërë veprën, urdhrin e ka dhënë Shtabi i Përgjithshëm, në krye me Hashim Thaçin dhe kompaninë e tij. Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me vra Gani Gecin, dhe u vra Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me vra Haki Imerin, dhe u vra Haki Imeri, Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me e vra Smajl Hajdaraj dhe u vra Smajl Hajdaraj, e tash Hashim Thaçi na organizon ceremoni varrimi. Duke u munduar t’i ikë Gjykatës Speciale, po mundohet që secilin nga viktimat ta bëjë hero, ne kemi qenë hero, nuk ka pas nevojë të na bëjë fare, sepse ne kemi luftuar për Kosovën”, tha ai.

Tutje, Geci tha se paratë për vrasjen e Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit i kishte dhënë vëllai i presidentit Thaçi, Gani Thaçi. E për këtë, Gani Geci pretendon se ka edhe dëshmi, disa mesazhe telefonike që i nxori para kamerave, e pastaj i publikoi në llogarinë e tij në Facebook.

Geci tha se me Thaçin do të ballafaqohet drejtpërdrejt në Gjykatën Speciale.

​Geci: Hashim Thaçi ka dhënë urdhër të vritet Ahmet Krasniqi (VIDEO)
Lexo po ashtu ​Geci: Hashim Thaçi ka dhënë urdhër të vritet Ahmet Krasniqi (VIDEO)

“Kërkoj prej Hashim Thaçit që të dorëzohet para Tribunalit të Hagës, të lë shkëmbimin e territoreve, këto përralla të vizatuara me Tadiqin, sepse çka është boll është boll, dhe një ditë kur të bëhet më shumë boll, nuk po kemi dëshirë me e kallë këtë vend…Do të jem dëshmitarë në Gjykatën Speciale, unë personalisht do të jem dëshmitar, prej të parëve ndoshta, unë dëshmoj për krimet politike që ika bërë Hashim Thaçi në Kosovën e pasluftës, Hashim Thaçi nuk ka luftuar me serbë, nuk ka parë askund serbë, serbët kur kanë gjuajtur granata, Hashimi ka ikë. Ia pati dhënë në 1992-ën, Sami Lushtaku një allti me gjuajt përpjetë, as përjetë nuk ka gjuajtur, ka luftuar vetëm me shqiptarë, i ka vrarë familjet më të mëdha shqiptare, si e Ahmet Krasniqit”, tha ai.

Ai tha se disa herë kanë tentuar ta vrasin, por që i falënderohet Zotit që sot është gjallë.

Geci e lartësoi figurën e kolonelit Ahmet Kransiqi, dhe tha se 20 vjet më parë askush nuk kishte marrë pjesë në varrim, e sot po i organizojnë ceremoni politike varrimi, raporton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Lajme
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Politikë
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kalo në kategori