LAJMI I FUNDIT:

Geci pas humbjes nga Trepça ’89: Do të luftojmë deri në fund

Geci pas humbjes nga Trepça ’89: Do të luftojmë deri në fund

Ndihmës-trajneri i Drenicës, Sami Geci ka folur pas humbjes nga Trepça ’89 duke insistuar se ekipi nga Skenderaj nuk do të dorëzohet në luftën për mbijetesë.

Drenica u mposht në shtëpi me rezultat të ngushtë 2:1 nga 89-shi, humbje e cila e riktheu në pozitën e fundit në tabelë.

Megjithatë, kjo humbje nuk dekurajon drenicasit, pasi synojnë të luftojnë deri në fund për mbijetesë.


Trepça ’89 merr një fitore të madhe në udhëtim te Drenica
Lexo po ashtu Trepça ’89 merr një fitore të madhe në udhëtim te Drenica

Geci e pranoi se përkundër se kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme, ai uroi kundërshtarët për fitoren e arritur.

“Ne e filluam mirë ndeshjen dhe shënuam të parët gol, por pastaj nuk arritëm ta mbajmë ritmin dhe erdhën dy golat e Trepçës ’89, të cilët na vunë në presion të madh, gjë që edhe ndikoi në humbje”, ka thënë fillimisht Geci pas ndeshjes.

“Sigurisht, se këto pikë do të ishin të rëndësishme për ne, por ne do të vazhdojmë luftën deri në fund pasi ka ende ndeshje”, përfundoi trajneri drenicas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori